10 sinjalet e fshehta që ju dërgon trupi kur ka nevojë për ndihmë

115

Trupi i njeriut është një makineri perfekte ku ndodhin miliona procese (shpesh të panjohura për ne), por që arrijnë të na japë sinjale nëse diçka nuk po funksionon si duhet.
Është e nevojshme që këto sinjale të mos lihen pas dore pasi na informojnë për disa sëmundje të cilat mund të trajtohen menjëherë nëse qëndrojmë vigjilentë ndaj trupit tonë.

- PUBLICITET -

 

Disa sinjale janë të thjeshta për t’u kuptuar, ja 10 prej tyre:

1. Dëshira për ushqim të kripur: Është shenjë e një inflamacioni apo infeksioni në trup, sidomos në sistemin urogjenital.

 

2. Lëkurë e thatë: Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arrat, lajthitë , bajamet dhe stikat.

 

3. Dëshirë për ëmbëlsira: Nëse ju është rritur dëshira për sa më shumë ëmbëlsira duhet të merrni glukozë për të siguruar energji. Ideale, për të shmangur teprimet, është të rrisni dozën e mjaltit dhe çokollatës fondente.

 

4. Gja krrjedhje e mishrave të dhëmbëve: Ky sinjal tregon qartazi për mungesë të vitaminës C. U duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.

 

5. Dëshirë për ushqime krudo: Është shenjë e problemit të mëlçisë ose gastritit. Ushqimet e papërpunuara lehtësojnë dhimbjen e stomakut dhe reduktojnë kontraktimet e dhimbshme.

 

6. Lëkurë e thatë në bërryla: Kjo është një simptomë e qartë e mungesës së vitaminave A dhe C. Këshillohet të konsumohen më shumë fruta e perime, në veçanti portokalle, karota, kajsi e kunguj.

 

7. Rritje e dëshirës për fruta deti: Në këtë rast, trupi ndoshta është duke ju thënë se i mungon jodi.

 

8. Dëshirë për ushqime acide: Trupi juaj kërkon ushqim të athët për të nxitur fshikëzën e tëmthit dhe të mëlçisë. Prandaj duhet të konsumoni boronica e limon për të ndihmuar pastrimin.

 

9. Flokë e thonj të dobët: Duhet të keni kujdes pasi mund të keni mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën e përditshme.

 

10. Gjumë, nervozizëm, mpirje: Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit, lehtësisht të rikuperueshme me shtesat e duhura. Por edhe me fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame.

- PUBLICITET -