Arbana Osmani është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vogëlush.
Moderatorja ende nuk e ka konfirmuar gjininë, por më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur. E megjithëse në pak ditë ajo do të bëhët nënë për herë të dytë, Arbana nuk e lë pas dore punën. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke punuar për një projekt të ri.
“Projekt i ri në krijim e sipër”, ka shkruan Arbana në foton e fundit në Instastory.
Nuk duhet për çfarë bën fjalë projekti por, nga përgjigja e saj kuptuam se e paska në plan diçka në të ardhmen e afërt madje. Pak ditë më parë ajo tha se së shpejti do të hapë një restorant.