Besnik Çinari: Humorin sot nuk e ndjek!

Ai ka 38 vjet që na ka bërë të qeshim me humorin dhe batutat e tij. Bëhet fjalë për aktorin e humorit shkodran, Besnik Çinari i cili ka rrëfyer në “Pushime on Top”, disa nga momentet më pikante të karrierës së tij.

 

“Kam gjetur këtu në teatrin Migjeni artistat më të mëdhenj, por ke frikë si do çash ti. Aktori që nuk shkruan vet, ose që nuk ka humor vet nuk është humorist”, ka thënë Çinari në një nga intervistat e tij të pakta.

 

“Ne kemi patur rroga shumë të vogla, qesharake, por fitorja më e madhe për një artist është me kap pensionin duke të dashur populli”, ka thënë ai.

 

I pyetur nëse e ndjek humorin e ditëve të sotme, ai u tregua kategorik. “Nuk e ndjek humorin sot. Dy gjëra janë të vështira forma dhe përmbajtja. Unë s’kam qeshur kurrë në skenë, ç’kuptim ka ti del të bësh të tjerët për të qeshur dhe jo të qesh vet. Të kap gazi një moment, po jo gjithmonë”, përfundoi Çinari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...