”Vodafone të q**** ropt”, gazetari shpë rthen ndaj kompanisë pasi i mashtruan mamanë: Si e gënjyen vajzat s*ksi

201

Gazetari Taulant Kopliku përmes një statusi në rrjetet sociale, ka zbuluar mashtrimin që kompania Vodafone i ka bërë nënës së tij, e cila tashmë ka hyrë në vitet e pleqërisë.

Sipas gazetarit të ëmën e kanë telefonuar dhe i kanë thënë që të lidhte një kontratë, që të përfitonte një ofertë me 940 lekë në vit, dhe me 11 giga Internet, ndërkohë që e vërteta ishte krejt ndryshe.

Pas katër ditësh që e ëma e tij kishte lidhur kontratën, i mbarojnë gigat e Internetit, që në fakt nuk kishin qenë 11 sa premtimi i punonjëseve, por vetë 3. E sikur mos të mjaftonte kjo nënës i kishin thënë më në fund, se oferta ishte 940 lekë në një muaj, dhe jo në të gjithë vitin, siç ia kishin prezantuar fillimisht punonjëset.

MASHTRIMI I MADH-

Skena e pareTelefonojne nanen ata te Vodafonit. Nje vajze (s*ksi do kete qene), i thote ne telefon se Vodafon e ka perzgjedhur mes nje grupi shume te ngushte njerezish me fat te cilet do te perfitojne nje superoferte njevjeçare. “Do paguash vetem 940 leke zonje”. “Si 940 leke? Nje vit 940 leke!!!??? “Po zonje, nje vit 940 leke”. Nena ime kaluar 71 vitet, ngulmon ne pyetjen e saj:

“Gjithe vitin paguaj vete 940 leke? Po sa minuta dhe sa internet, sepse une e perdor shume”? “940 paguan gjithe vitin dhe do kesh 2000 minuta dhe 11 giga internet”. “Po une jam kliente e “T”. “S’ka problem. E zgjidhim ne ate pune. Prano kontraten dhe shko firmose ne nje dyqan Vodafone”.

Nena ime ben te gjitha veprimet e entuziazmuar nga “supermegaoferta” e Vodafone. Pas pak ditesh aktivizohet oferta.

Skena e dyte

Diten e katert te perdorimit te “supermegaofertes” se Vodafone, mbarojne gigat. Nena 71 vjeçe telefonon operatorin. Del vajza e radhes (me pak s*ksi duhet te kete qene). “Jo zonje. 940 leke ne muaj, jo gjithe vitin. Si mund ta mendoni se te fal kush leke”? “Ah, ne fakt e imagjinova por ajo vajza ashtu mu shpreh. Nejse, po 11 gigat pse me kane mbaru ne 4 dite? “Ne fakt oferta eshte me 3 giga e jo me 11. Me vjen keq por nuk keni kuptuar”. “Epo mire, une do kthehem te “T”.

“Jo zonje, nuk mundeni. Kontrata eshte nje vjeçare”. “Pune e madhe, kolegia jote me ka mashtruar dhe une e kam nder mend te kthehem te operatori i meparshem”. “Zonje, ju mund te ktheheni atje por pagesen mujore prej 940 lekesh duhet ta beni nga data 5 deri me 20 per 12 muajt ne vijim”.

Skena e trete

Une ne dyqanin e Vodafone. I shpjegoj djalit te turnit situaten e krijuar. Ai shperthen sikur te kishte pritur fiks kete moment. Shan e mallkon me zhargon kompanine. “Po detyrohemi te perballemi çdo dite me njerez te acaruar. Kapen me ne per mashtrimet qe bejne operatoret e call center. Dhe e tmerrshmja eshte se peshkojne pensionistet te cilet kane veshtiresi te kuptojne termat e kontrates. Keta jane per burg por kur shteti nuk ndjehet, normal qe bajne ça te kene qejf”.

Skena e katert-Vodafone t***sha robt.

/Marre nga Shqiperia Ime/