Miriami dhe Albani “marrin peng” Elgit Dodën…

144

Pas kohës së gjatë të kaluar me fëmijët, këngëtarja Miriam Cani ka vendosur të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja e ka zbuluar këtë me anë të një postimi në “Instastory”, ku shfaqet në një studio muzikore me Elgit Dodën. “E lumtur, e lumtur, e lumtur”, ka shkruar Miriami krah postimit të saj në rrjetet sociale.

Nuk dihet ende nëse Miriami do të sjellë një projekt me ritëm muajt e nxehtë të verës apo do të sjellë një baladë me nisjen e vjeshtës. Këtë detaj pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim, ndërkohë që duket se çifti i bashkëshortëve këngëtarë “e kanë marrë peng” Elgitin.

Pak javë më parë u publikua projekti “Parajsa ime”, një këngë e veçantë me një klip veror që u pëlqye shumë nga publiku dhe tekstin e shkroi Alban Skënderaj.

Ndërkohë, Albani po përgatitet për një projekt me Flori Mumajesin, projekt që e zbuluan në ditëlindjen e Arilena Arës në Dhërmi.

Jo rrallëherë ata janë cilësuar si rivalë, por gjatë kësaj feste konfirmuan se kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Madje, ata kanë bërë ironi me këto cilësime.

Mirëpo, prisni, ka ende. Ata siç duket po planifikojnë të vijnë me një bashkëpunim, ndonëse edhe në këtë pikë kanë një problem, se cili do ta kompozojë këngën.

Pavarësisht, se kush do ta bënte këtë, një projekt i përbashkët i tyre do të ishte “bomba” e kësaj vere, e cila po kalon mes një virusi që ka përfshirë botën.

/Panoramaplus.al