Horoskopi i muajit gusht 2020, ja cilat shenja do të kenë një muaj të ‘nxehtë’ në fushën sentimentale

Në muajin gusht planeti Venus do të braktis shenjën e Binjakëve për të hyrë tek ajo e Gaforres, duke sjellë shumë fat dhe dashuri për të gjitha shenjat e ujit. Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju në muajin gusht.

Dashi: Një gusht i munduar

I dashur Dash muaji i gushtit do të trazohet pak nga pikëpamja e ndjenjave. Pas një qëndrimi të gjatë në shenjën e Binjakëve, Venusi futet në Gaforre: një tranzit jo i favorshëm për shenjën tuaj e cila rrezikon të sjellë tensione midis jush dhe partnerit tuaj. Kjo përsa ju përket fushës së ndjenjave por në fushën profesionale do të jetë shumë ndryshe. Duke filluar nga data 6/8 planeti Mërkur do të kthehet në favorin tuaj, duke ju dhënë kontakte të reja dhe stimuj të rinj. Shëndeti fizik do të sigurohet më Marsin në shenjën tuaj.

Demi: Shumë pasion

I dashur Dem a jeni gati të provoni një muaj plot pasion? Duke filluar nga data 8/8 planeti Vensu do të veprojë në favorin tuaj, duke ju dhënë shumë emocione të bukura. Për beqarët mund të ketë takime të destinuara të zgjasin dhe shumë përtej verës. Nga pikëpamja profesionale mund të mos shkojë mirë të paktën deri në datën 21/8 kur planeti Mërkur do të bëjë komunikimin me drejtuesit dhe kolegët më të vështirë. Por deri në fund të muajit ju do të jeni në gjendje të rikuperoheni: me Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj suksesi afatgjatë do të jetë i juaji.

Binjakët: Një grua më e vetdijshme

Të dashur Binjak këtë muaj duke filluar nga data 8/8 –planeti Venus do të braktis shenjën tuaj pas një qëndrimi të gjatë. Në këtë pikë duhet të keni ide shumë të qarta në lidhje me fushën e ndjenjave: në të keqe e në të mirë sigurisht që jeni më të vetdijshëm për veten tuaj dhe këtë muaj do ta provoni atë duke treguar një pjekuri që do të habisë dhe partnerin tuaj. Mërkuri i favorshëm deri në datën 21/8 do t’ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie të reja si afektive ashtu dhe profesionale. Planeti Marsi ju garanton shëndet të mirë.

Gaforrja: Mirë se erdhe Venera

E dashur Gaforre në muajin gusht shenja juaj do të qeveriset nga planeti Venus, i cili duke filluar nga data 8/8 do të shkëlqeje në shenjën tuaj, duke ju dhënë një muaj të mbushur me dashuri dhe pasion. Çiftet që sapo e kanë filluar lidhjen e tyre do të zbulojnë një mirëkuptim të ri dhe do të bëjnë plane për të ardhmen, ndërsa beqarët mund të kenë takime të destinuara që të zgjasin. Mërkuri në lidhje deri në datën 6/8 do të kthehet të buzëqeshe tek ju duke filluar nga data 21/8 duke ju sjell mundësi të reja dhe lajme të mira nga larg. Marsi në një pozicion të pafavorshëm për fat të keq do t’ju bëjë të ndjeheni pak më të lodhur.

Luani: Plot energji

I dashur Luan muaji gusht do të karakterizohet nga hyrja e Mërkurit: duke filluar nga data 8/8 ky planet do t’ju jap një ingranazh shtesë në marrëdhëniet ndërnjerzore, duke ju bërë vërtetë të parezistueshëm. Do të jeni në gjendje të shfrytëzoni aftësitë tuaja si në fushat afektive ashtu dhe në ato profesionale duke qënë gjithmonë karizmatik dhe super bindës. Do të jetë një verë plot energji, në të cilën do të rikuperoni një fillim mjaft të komplikuar të vitit.

Virgjëresha: Rikthehet qetësia

E dashur Virgjëreshë më në fund muaji gusht sjell pak qetësi në jetën tuaj sentimentale. Pas disa muajsh me Venusin në një pozitë jo të favorshme në shenjën tuaj, duke filluar nga data 8/8 planeti i dashurisë do të kthehet në anën tuaj, duke ju ndihmuar të zgjidhni çështjet e pazgjidhura me partnerin tuaj ose duke inkurajuar takime të reja.Për më tepër duke filluar nga data 21/8 edhe në sferën profesionale do të vijnë kënaqësi të mëdha: Mërkuri në bashkëpunim do t’ju jap mundësinë që ju po kërkoni, ndërsa Jupiteri do të sigurojë suksesin tuaj në planin afatgjatë.

Peshorja: Jepni vetes një relaks

E dashur Peshore muaji gusht për fat të keq nuk do të jetë e lehtë për shenjën tuaj përsa i përket fushës së ndjenjave: duke filluar nga data 8/8 planeti Venus do të hyjë në shenjën e Gaforres duke ju sjellë tensione dhe grindje në jetën tuaj si çift. Për beqarët do të jetë e vështirë të bëjnë takime që tejkalojnë flirtimin e thjeshtë të verës. Marsi në kundërshtim për më tepër do t’ju bëjë të ndiheni mjaft të lodhur dhe të stresuar. Për fat të mirë mund të ketë disa mundësi të mira në vendin e punës në pjesën e parë të muajit, për pjesën tjetër lejoni vetes një relaksim.

Akrepi: Një muaj i ‘nxehtë’

I dashur Akrep muaji gusht do të ‘vlojë’ për shenjën tuaj duke filluar nga data 8/8 . Venusi në Gaforre do të jetë i gatshmë për të zgjuar tek ju dëshirën për të dashuruar dhe shumë pasion. Pavarësisht nëse është një flirtim veror apo një histori dashurie e destinuar të zgjasë ka shumë pak rëndësi, pasi kënaqësitë nuk do të mungojnë këtë muaj të nxehtë. Kini kujdes, megjithatë, të mos bëni zgjedhje të rrezikshme në vendin e punës, të paktën deri në datën 21/8 pasi diçka mund të mos shkojë ashtu siç e prisnit .

Shigjetari: Një psherëtimë lehtësimi

I dashur Shigjetar më në fund mund të merrni frymë: duke filluar nga data 8/8 pas muajsh të gjatë torturash, Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim me shenjën tuaj. Tani mund të gjeni qetësi. Çiftet që kanë arritur ti rezistojnë këtij tranzicioni të gjatë të kundërt të Venerës do të jenë më të fortë se kurrë. Nëse nga ana tjetër jeni përsëri beqar sigurisht do të ketë takime interesante, veçanërisht në gjysmën e parë të muajit. Marsi i favorshëm ju jep energji dhe forcën që ju duhet për të filluar të merreni me veten tuaj.

Bricjapi: Venusi përballë

I dashur Bricjap për fat të keq muaji gusht nuk sjell lajme të mirë përsa i përket fushës së ndjenjave. Duke filluar nga dta 8/ 8 planeti Venus do të vijë në kundërshtim me shenjën tuaj. Do të ketë mjaft javë të tensionuara midis jush dhe partnerit tuaj ku rreziku i luftimit do të jetë në rend të ditës. Por ka dhe një lajm të mirë për ju dhe ka të bëjë me sferën profesionale: duke filluar nga data 6/8 planeti i Mërkurit nuk do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe në datën 21/8 do të kthehet tek ju t’ju favorizoj në mënyrë aktive:gjysma e dytë e vitit do të jetë i mbushur me suksese për ju.

Ujori: Bëhu i durueshëm

I dashur Ujor muaji gusht për shenjën tuaj ka të ngjarë të jetë pak i sheshtë nga pikëpamja sentimentale. Pas një korriku që ‘goditi’ zemra tani do të keni mungesë emocionesh të rëndësishme dhe do të ndjeheni pak të hutuar. Fatkeqësisht duke filluar nga data 6/8 planeti Mërkur do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe kjo do të rrezikojë disa vështërsi në komunikim si në familje dhe në punë. Marsi në shenjën e Dashit gjithashtu do t’ju bëjë të që të bëni shpenzime të kota. Jini të durueshëm pasi nga data 21/8 situata do të përmisohet ndjeshëm.

Peshqit: Një muaj dashurie

Të dashur Peshq lajme të shkëlqyera për shenjën tuaj e cila do të jetojë një gusht pasionant. Më në fund duke filluar nga data 8/8 planeti Venus nuk do të jetë më i pafavorshëm, por pas disa muajsh ai do të kthehet të buzëqesh tek ju duke ju dhuruar një gusht plot emocione veçanërisht në pjesën e parë të muajit. Fatkeqësisht duke filluar nga data 21/8 planeti Mërkur do të vijë në kundërshtim me shenjën tuaj: mund të ndodhin keqkuptime veçanërisht përsa i përket fushës profesionale por asgjë që nuk mund të zgjidhet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...