E DHIMBSHME, SHKODRA E HUMORIT PA ESTRADË

Estrada profesioniste e Shkodrës, fillesat e së cilës shënohen në vitin 1958 ishte një vlerë e shtuar për qytetin e Shkodrës.

Sot, pas më shumë se 60 vitesh, lavdia e saj ka rënë. Me daljen në pension të shumë aktorëve dhe me ndarjen nga jeta të disa të tjerëve, estrada e ka humbur vitalitetin e saj.

Mjeshtri I Madh, Zef Deda teksa flet për mikun e tij Anton Krosaj na jep më shumë detaje në lidhje me atë çfarë ka mbetur sot, 60 vite pas themelimit të estradës së Shkodrës.

 

Zefi beson se me kalimin e kohës, estrada e Shkodrës do të ripërtërihet nga të rinj e të reja të cilët kanë pasion aktrimin në Shkodër.

 

Ndër kënaqësitë që I mungon pas daljes në pension janë duartrokitjet e publikut, të cilat mezi pret t’I dëgjojë sërish tregon mjeshtri I madh Zef Deda.

Mjeshtri I madh Zef Deda ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke dhënë shfaqje në skena të ndryshme, por më e çmuara për të mbetet ajo e teatrit “Migjeni”. Ai ka edhe një dëshirë të cilën uron me gjithë zemër të plotësohet.

 

NEREIDA VITOJA, STAR PLUS TV

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...