Vjedhja e madhe që pritet të ndodhë/ Denoncimi bom.bë, plas skandali i madh

Ish-deputeti Endri Hasa me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar një projekt të cilin e konsideron një tjetër vjedhje të madhe.

Postimi i plotë:

Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.

2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.

Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...