“O hajdut, o legen”, plas sherri në mbledhjen e Këshillit, kryebashkiaku socialist humb toruan (VIDEO)

Bashkitë e PS nuk gjejnë qetësi edhe pse kontrollojnë 100% të pushtetit vendor, pa opozitë dhe pa asnjë kundërshtar politik as në këshillat e tyre bashkiakë.

 

Debatet, fyerjet dhe kërcënimet janë të përditshme në 61 bashkitë socialiste dhe shkaqet janë interesat e ngushta tenderët, vendet e punës, që duket se po shtohen dhe më shumë tashmë që viti i ardhshëm është zgjedhor.

 

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një mbledhje të tensionuar të këshillit bashkiak të Matit, këshill ky monopartiak, ku kryetari i Bashkisë, Agron Malaj, debaton me tone të ashpra me një prej anëtarëve socialistë.

 

Malaj i drejtohet anëtarit të këshillit më fjalë fyese “hajdut” dhe “legen”. “O hajdut, o legen, u bë fytyra jote“, dëgjohet në video zëri i Malajt.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...