“I nxehti afrikan” përfshin Shqipërinë, mësoni sa pritet të jenë temperaturat për nesër

Masat e qëndrueshme dhe të nxehta që kanë hyrë në qarkullim në vend, kanë bërë që vlera më e lartë e termometrit sot të regjistrohet në qytetin e Elbasanit, me 37°C, raporton Shërbimi Meteorologjik.

Sipas sinoptikanëve, këto masa ajrore do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së enjte.

Nesër, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17° deri 33°C

vendet e ulëta 19° deri 37°C

vendet bregdetare 21° deri 34°C

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...