Tinka Kurti. Aktore e teatrit dhe e kinematografise

Tinka Kurti (1932). Aktore e teatrit dhe e kinematografise. Lindi ne Sarajeve te Bosnjes ,me 17 dhjetor .Nena e saj ishte hungareze nga Budapesti, Elisabet fon Balinda ,e cila u be aktore, kengetare dhe valltare e njohur ne ish -Jugosllavi. Per te ka edhe nje muze te celur ne Cetinje me emertimin ‘’Savce’’. Karrieren artistike T. Kurti e filloi qysh heret me 1947, kur u regjistrua ne liceun artistic ‘’Jordan Misja’’* qe u hap ne Shqiperi, si e vetmja nxenese femer. Me themelimin e teatrit ‘’Migjeni ‘’*te Shkodres me 1949, filloi punen si aktore profesioniste.

 

Ka realizuar rreth 258 role net eater, ne drame e komedi. Ne vitin 1954 luajti rolin e Filies ne dramen Toka jone e Kole Jakoves *, kurse 15 vjet me vone, me 1970 ,luajti rolin e Lokes ne po kete drame, me te cilin theksoi vecanerisht karakterin qendrestar te personazhit ,qe e perballonte fatin ne menyre dinjitoze dhe me besim se e drejta neperkembur do te vihej me ne fund ne vend.

 

Ne vitin 1960 luajti me ngrohtesi dhe nje sens te qarte psikologjik rolin e Sonjes ne dramen Histori irkutase, me te cilin fitoi cmimin e pare si Aktorja me e mire femer ne Festivalin 1 te teatrove ,1961. Ne njemendesimin artistic te ketij roli moren forme dy nga dhuntite e lindura te aktores ‘.sensi i forte dramatik i perjetimit te personazhit dhe natyra e hapur , gazmore, plot energji , hare e ciltersi.

 

Dy vjet me pas (1963)krijoi figuren e Nores te Shtepia e kukulles e H .Ibsenit, ku permes ballafaqimit te dy gjendjeve te kunderta, fillimisht ne fatin dhe sjelljen e atij personazhi ,nevojen per personalitet ,gjetjen e nje te ardhme te qarte per vendin e gruas ne shoqeri e familje. Ne vitin 1967 interpretoi rolin e Zanes ne dramen Fisheku ne paje te Fadil Krajes* duke i dhene asaj ,pos thekseve dramatike e vepruese, edhe nje pervuajtje e thjeshtesi njerezore.

 

Nje nder realizimet me te bukura te T. Kurtit ishte nenemadhja te drama Gjaku i Arberit e F. Krajes ,me 1981. Loja e saj ne realizimin e ketij roli ishte tejet emocionale ,ku u dallua qarte perjetimi i kahut tragjik, por ku u ravijezuan njekohesisht edhe aspekte te forta epike e te madherishme ,me dhimbjen e saj si nene dhe si kryezonje e fisit te Arberit ,me humbjen e pazevendesueshme qe i kishte sjelle fati.

 

Skena e perballimit te gjemes (vdekja e njehershme e pese djemve ne lufte me hasmin ) pikerisht ne diten e dasmes se vajzes se vetme , Rines,u luajt prej saj ne tri pamje te alternuara njera me tjetren:a)lufta e brendshme me vetveten per te mposhtur mynxyren,b)vetepermbajtja dhe tjetersimi i dhimbjes ,c )ngushellimi dhe shpresa per mbajtjen e beses .Vec nje te jetuari intensiv e te dridhshem ne pjesen e pare, me tutje ajo sjell vetmimin dhe pezmin e rende, deri te ringjallja finale.

 

T.Kurti eshte aktore me nje temperament shperthyes ,me perbirime e ndjenja te thella ne dhenien e brengave te personazheve ,gjithashtu nje aktor e ngrohte , konkrete ne te vepruar ,me logjike te forte, e vertete ne skene. Ajo ka sjelle disa figura grash ,sidomos nenash, rendom krenare e te forta si karaktere njerezore ,por po aq edhe te lenduara nga pasojat tragjike qe u jane shkaktuar prej fatkeqesive, udhes e peripecive te femijeve ,sikunder kane qene ato ne dramat Shpartallimi, Baca i Gjetajve,Lindje ne shtrengate ,Historia e Blertes Cmurosja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...