Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një deklarate për mediat, ka folur mbi vendimin e Qeverisë për ndalimin e hapjes së klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Manastirliu tha se në rast se këto gjoba nuk do të zbatohen atëherë subjektet që gjenden në shkelje do të gjobiten me 30 milionë lekë të vjetra dhe do tiu pezullohet aktiviteti për një vit.

Përveç klubeve të natës, akti normativ i qeverisë ndalon dhe muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.