‘S’doja të isha thjesht e bija e Azemit’/ Rrëfimi i Rudina Hajdarit: Në New York kam jetuar në një …

Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një intervistë për emisionin “N’Konak” duke zbuluar detaje gjatë jetesës në Shtetet e Bashkuara.

 

Në fjalën e saj, Hajdari tha se gjatë asaj periudhe ka jetuar për disa vite në një famije hebreje, të cilët e kanë mësuar sesi të ketë disiplinë, të menaxhojë të ardhurat dhe të dojë më shumë vendin e saj.

 

Gjithashtu Hajdari ka treguar se ka jetuar në New York, ku edhe dhënë detaje lidhur me shkollimin e saj dhe punët e para që ka bërë në SHBA.

 

“Unë ika në Amerikë, isha larg familjes, isha vetëm. Unë kam jetuar në New York për një periudhë të gjatë. Është qytet energjik sepse duhet të jesh mbijetuese. Shkoja në shkollë, punoja. Gjithmonë e kisha kokën pas. E dija që prej fillimit që do rikthehesha. Kam studiuar shkenca politike dhe të drejtat e njeriut. Kam studiuar edhe në gjeopolitikë në Londër. Jam angazhuar shumë në shkollë.

 

Nuk doja të isha thjesht e bija e Azem Hajdarit, dua gjithmonë të shtoj mbi të. Kam punuar në Kongresin Amerikan për 3 vite. E kam trashëgimni nga babai dashurinë për njerëzit dhe vendit tim. Këto vlera ia trashëgoj edhe vajzës. Në moshën 16-17-vjeçare kam jetuar për disa vite në një familje hebreje. Ata jetonin në New York dhe më strehuan për 3-4 vjet. Ata kishin disiplinë të jashtëzakonshme. Kishin mundësi ekonomike por ishin të rezervuar. Me ndihmoi të isha pak më e kujdesshme.

 

Aty mësova si të menaxhoj financat, ata më injektuan edhe një lloj rregulli, dhe një përkushtim shumë të madh për atdheun dhe bashkëkombasit. Ata ishin shumë, shumë të rreptë, në atë periudhë nuk më pëlqente, pasi kisha njohur bashkëshortin dhe kur shkoja në kinema ose për shëtitje dhe vonoheshim, më thoshin që po u vonove edhe gjysmë ore nuk do e shohësh për një kohë shumë të gjatë atë. Kjo më pëlqen. Atëherë nuk më pëlqente. Është gjë e mirë të kesh disiplinë.

 

Ata më ndihmuan në një periudhë të vështirë psikologjike. Amerika më ka mësuar që asgjë s’vjen pa asnjë çmim dhe duhet të luftosh. Amerika të jep mundësi pa fund por nga ana tjetër duhet të jesh i përgatitur. Realitet që nuk është i njëjtë me Shqipërinë,”-u shpreh ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...