Prindërit braktisin foshnjen në djepin termik: Do ta duam atë përgjithmonë

Një foshnjë 9-ditëshe e quajtur Luigi është braktisur këtë mëngjes në Bari në kishën e San Giovanni Battista. Prifti Don Antonio Ruccia ka instaluar një djep termik pranë kishës në bashkëpunim me Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal të Policlinico, rreth gjashtë vjet më parë për të mirëpritur ato foshnja, të cilat për arsye të ndryshme, prindërit vendosin të mos i mbajnë.

 

Ky djep është instaluar pas zbulimit të trupit të pajetë të një vajze në një plazh në Monopoli. Pas gjashtë vitësh, ai djep “u mbush” për herë të parë.

 

Telefoni i prifitit Don Antonie është i lidhur me djepin termik dhe në momentin që i ra alarmi, ai shkon tek zona ku ishte vendosur djepi dhe gjen foshnjën duke qarë. Pranë foshnjës u gjet dhe një mbishkrim nga prindërit ku shkruhej: “Ne do ta duam atë përgjithmonë”.

 

Prifti e dërgoi në spital për ta vizituar dhe foshnja ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Foshnja për momentin ndodhet nën kujdesin e infermierëve dhe mjekëve derisa të gjendet një familje e re për të.

 

Djepi termik ndodhet në Arcidiacono, pranë famullisë, i mbrojtur nga një portë gri, kangjella dhe rrethohet nga pemë me gjethe. Kur vendoset një i porsalindur pa rroba ajo aktivizohet dhe e mban fëmijën të ngrohtë, nëse fëmija është veshur shumë dhe vapa mund të ndikojë keq, djepi normalizon temperaturën automatikisht. Gjithashtu në të ndodhet dhe një sistem alarmi që paralajmëron famullinë dhe mjekët e Poliklinikës më të afërt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...