“Me çantën e varur dhe pantallona “cowboy”, gazetari i kujton Alketa Vejsiut vitet e shkuara

Ditën e sotme, moderatorja Alketa Vejsiu është bërë nostalgjike, duke u kthyer pas në kohë. Ajo ka kujtuar periudhën e shumë viteve më parë, kur prezantonte në radio.

Alketa ka postuar në Instagram një video, teksa dëgjon muzikë dhe pyet fansat nëse dikur i ka marrë ndonjëherë në intervistë.

“Degjoj muzike me ze te larte, ngas makinen, po eci ne rrugen e re Lushnje Fier dhe po kujtoj kohet e Top Albania Radios kur prezantoja Nje Kenge per Ty dhe Disco Lancio!

Te kam marre ndonjehere ne interviste me diktofon tek Parku Rinia?

Po kerkesen tende muzikore a ta kam lexuar ndonjehere?”, shkruan moderatorja.

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen, ka qenë ai i gazetarit Eni Shehu.

“Poo, te kujtoj qe vec vrapoje me nje cante qe varej anash stil “doktoresh” dhe pantallona cowboy. Normalisht me syzet ikonike alla Anastacia te kohes”, komenton Eni.

TE TJERA