Jeta e Flori Mumajesit me ish-Missin nga Vlora, detajet e historisë së dashurisë së kantautorit

Arnita Beqiraj eshte vajza që shoqëronte kantautorin Flori Mumajesi mbrëmjen e ditëlindjes së këngëtares Arilena Ara.

Vlonjatja u shpall “Miss Albania” në vitin 2010, ndërsa aktualisht punon e angazhuar në një sërë programesh të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, duke filluar nga “Miss & Mister Albania”, “X Factor”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance with me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

Fotot e Florit Mumajesit me Arnita Beqirajn shumë pranë u publikuan nga moderatori i njohur në Kosovë, Labinot Gashi, ndërsa i vendosën pseudonimin “Flutura”, edhe për faktin se kishte vendosur në kokë një aksesor si fjongo.

Nuk dihet nëse kantautori dhe ish-Missi janë në një lidhje dashurie, që gjetën rastin për ta bërë publike në një festë ditëlindjeje të bujshme si e Arilenës, apo ende janë duke u njohur mirë me njëri-tjetrin dhe situata u doli nga kontrolli. Flori Mumajesi e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave, edhe pse është përfolur për lidhje me disa vajza të njohura të ekranit.

Afrimiteti me Arnitën është “saga” e fundit e artistit, i cili zgjedh t’i lërë pa koment këto histori. Me dashje apo jo, Flori Mumajesi ka marrë të gjithë vëmendjen në festën e 22-vjetorit të lindjes së Arilena Arës, e cila vendosi ta organizonte në jug në prani të miqve të saj më afërt. Kjo, për shkak se të gjithë i janë vënë mbrapa për të zbuluar se kush është “Flutura e tij”.

Po Arnita, ç’mendon për lumturinë dhe mashkullin që bën për të? Në një intervistë për “Panorama Plus”, pyetjet se cilat janë ritet e saj me të cilat ka gjetur lumturinë, ajo shprehet: “Më kujtohet një shprehje e Hermann Hesse, i cili thoshte ‘Lumturia është dashuri, asgjë tjetër’. Kështu që, edhe unë aty e gjej lumturinë time”.

Ndërsa pyetjes nëse meshkujt preferojnë për partnere femra të zgjuara apo të zakonshme, mendimi i saj është: “Nuk do të doja të bëja përgjithësime se çfarë pëlqejnë meshkujt apo femrat. Kur vjen puna te dashuria, jemi të gjithë njësoj. Mund të bëjmë një listë të gjatë teorike me gjërat që duam dhe vlerësojmë te dikush e në fund vjen praktika, që na i hedh të gjitha poshtë (qesh).”

Tipi i mashkullit që preferon? “Preferoj meshkuj të fuqishëm mendërisht”.

Sa për martesën, nëse është destinacion apo një provë jete, ajo thotë: “Për mua, destinacioni është një i vetëm për të gjithë, rrugëtimi është ai që ka rëndësi. Martesa është pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...