Fifi pëson aksident në Tiranë, ja gjendja shëndetësore e këngëtares

136

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e djeshme. Prive.al raporton se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, teksa mesohet se artistja gëzon shëndet të plotë ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

- PUBLICITET -

 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident. Deri tani këngëtarja nuk ka reaguar ende rreth ngjarjes, por duket se fatmirësisht ka kaluar lehtë.

- PUBLICITET -