Edi Rama bën gati “folenë” qeveritare për Fatmira Hajdarin

ONM-SHBA i përzë nga dera e “Veting”-ut, me damka për korrupsion e shërbime ndaj kri mit; “Babloku” i fut në nga “oxhaku” në poste pushteti

 

Megjithëse pas shkarkimit nga KPK, ish-gjyqtarja Fatmira Hajdari, do trajtohet me 60% të pagës për 2 vjet; duket se pagesa e saj me asistencë sociale, do marrë fund në fillim të muajit shtator 2020.

 

Për këtë, ka menduar “dora vetë” kryeministri Rama; i cili ka vendosur ta punësojë ndërtuesen Fatmira Hajdari (Dosku), në kupolën e administratës së lartë qeveritare, duke i bërë karshillëk SHBA-s, që e shporri me “Veting” për korrupsion e shërbime ndaj kri mit.

 

Sipas informacionit, kryeministri Rama, nëpërmjet kallauzëve të tij; i ka ofruar Fatmira Hajdarit, 3 vende pune të preferuara në administratën e lartë qeveritare; me të drejtën të përzgjedhë postin që dëshiron.

 

Postet e ofruara janë, shefe e kontratave në OST, Juriste në Ministrinë e Bujqësisë dhe Specialiste Kordinimi Ligjshmërie në Bordin e Entit Rregullator të Ujit (ERRU).

 

Fatmira Hadari ka zgjedhur variantin e tretë; për shkak të pagës më të lartë, mundësive më të shumta për “qoka” e rehatisë më të madhe.

 

Siç bën me dije burimi i informacionit, Fatmira Hajdari po përgatit dosjen me letrat personale; brenda së cilës nuk dihet nëse do ta daklarojë shkarkimin nga detyra si “gjyqtare”, për pasuri të paligjshme.

 

Ligji e parcakton, që pas shkarkimit me “Veting”; për 15 vite radhazi, nuk mund të punësohesh në profesione të lira drejtësie si avokat e noter, por as në administratën qeveritare e të pushtetit lokal.

Mirëpo këtë ligj nuk e zbaton vetë kryeministri, duke e bërë Fatmira Hajdarin pjesë të qeverisë; me post brenda një shërbimi publik si Enti Rregullator i Ujit (ERRU), ku qarkullojnë miliona Euro fonde nga buxheti i shtetit, investime, projekte, kontrata e të ardhura nga 52 ujësjellës-kanalizimet.

 

Mos u çuditni, por sipas “folesë së re” qeveritare që i ka përgatitur Edi Rama; si për koincidencë, Fatmira Hajdari do të jetë në një zyrë me sheiken Elona Kana (Biba), gruan Denarit të KQZ.

 

Nëse Fatmira u shkarkua për pasuri korruptive; Elona Kana (Biba), u dorëhoq nga detyra “Këshilltare e Gjykatës së Lartë”, vetëm 24 orë para se të përballej me procesin e “Veting”, për shkak se ishte e zhytur në pasuri të zeza.

 

Tashmë, dy pasaniket e shkarkuara nga “Veting”-u, do të jenë bashkë në ministrinë “Balluku”, brenda zyrave ERRU e Komisionit Kombëtar Shtetëror Rregullator, të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura./Pamfleti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...