Droni “merr në qafë” 28 vjeçarin nga Shkodra, kishte hapur një sipërfaqe toke për të mbjellë…

148

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kánàbis.

 

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe àrrestimi në flágràncë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët nàrkótikë.

 

Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 

marre nga shkodra web