Urimi i Flori Mumajesit për ditëlindjen e Arilenës është shumë domethënës

Ishte viti 2017 kur dyshja e famshme Flori Mumajesi dhe Arilena Ara u përfolën për një marrë dhënie më tepër se shoqërore mes tyre, dhe ja, viti 2020 po ikën dhe ata sërish kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë.

 

Në ditëlindjen e Arilena Arës, Flori Mumajesi ka bërë një urim tepër special me një foto që i bëri të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka diçka. Një pu thje në faqe dhe një urim plot dashuri për këngëtaren u publikua nga kantautori në Instastory, pak pas mesnate.

 

“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shprehej Flori në postimin e tij, ku shfaqej duke puthur Arilenën në faqe, të dy të veshur me të bardha. Këngëtara festoi ditëlindjen me miq e të afërm, dhe sigurisht nuk mungoi miku i saj Flori Mumajesi, me të cilin numëron disa bashkëpunime nga “Nallane” te “Doja”.

Arilena publikoi disa video nga festa me miq, ku përpos Florit dhe mikut të saj Popi, ishte edhe Alban Skënderaj me Xhensila Myrtezajn. Këngëtarja fryu edhe qirinjtë e tortës, ndërkohë që miqtë e saj këngëtarë i këndonin këngën e ditëlindjes.

 

Të gjithë ishin të veshur me të bardha, ashtu siç ishte dhe kodi i veshjes në festën e organizuar për këngëtaren, e cila mbushi 22 vjeç. E pyetur për Florin në dhjetor 2017, Arilena mohoi gjithçka:

“S’kam qenë në një lidhje me Florin. Unë dhe ai kemi një energji shumë të mirë. Unë jam mirënjohëse dhe besnike ndaj kujtdo që më ka ndihmuar.”-u përgjigj ajo duke na bërë të kuptojmë se mes tyre s’ka patur gjë.

 

TE TJERA

spot_img