Ja vendet që do lejohet udhëtimi dhe çfarë është vendosur për Shqipërinë

128

Këshilli Europian ka azhurnuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimit.

PUBLICITET

Kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa BE ka parë të arsyeshme që të lejojë qytetarët e Marokut, Ruandës, Tunizisë, Gjeorgjisë, etj., që të udhëtojnë lirshëm në union pasi kanë përmirësim të treguesve në lidhje me koronavirusin.

Vendet me të cilat u hapën kufijtë nga data 16 korrik janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Korea e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji.

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit. Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së.

Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.

PUBLICITET