Minjtë në duel lëshojnë grushte ndaj njëri tjetrit, ndërsa macja kurioze i sheh (video)

Dy brejtës gjigandë janë xhiruar së fundmi duke qëndruar në këmbët e tyre të pasme për të lëshuar grushte ndaj njëri-tjetrit, teksa një maccok kurioz i ndiqte qetësiosht nga cepi i një korridori.

Cheez Goh, e cila filmoi episodin, pohoi se pasi dy minjtë ndaluan luftimin, macja u vu në ndjekje të njërit prej tyre.

 

Gruaja kapi pamjet e rralla në hyrje të pallatit ku banon në Singapor, teksa kthehej në shtëpi më 9 korrik.

 

Në pamje shihen dy minjtë në një duel serioz të ngritur vertikal në këmbë, duke qëlluar njëri-tjetrin në bark. Por sikur kjo të mos mjaftonte një maccok shfaqet në njëjrën anë të ekranit dhe ndjek qetësisht zhvillimin.

 

Pamjet janë shikuar më shumë se 100,000 herë dhe Cheez shkruante në Facebook: “Një pamje zbavitëse teksa kthehesha në shtëpi. Kisha parë mace që ziheshin por asnjëherë minj”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...