Kthimi i Shën Sofisë në xhami, reagon BE: Turqia duhet të shqyrtojë vendimin

Këshilli i çështjeve të Jashtme të BE ditën e sotme ka reaguar për muzeun e Shën Sofisë që tashmë është kthyer në xhami. 27 ministrat e jashtëm të BE i kanë bërë thirrje qeverisë turke që të rishyrtojë vendimin.

 

Shefi i çështjeve të jashtme të BE Josep Borrell tha se: Këshilli dënuan vendimin turk për të kthyer një monument të tillë emblematik si Hagia Sophia. Gjithashtu Këshilli udhëzoi Joseph Borell që të përgatisë “masa të mundshme që mund të merren në lidhje me sfidat me të cilat përballemi”, tha Përfaqësuesi i Lartë.

 

“ Ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.

 

Po ashtu në lidhje me këtë ka folur edhe Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendia I cili ka thënë se përshkallëzimi i shkeljeve turke dhe autoritarizmit të Turqisë janë në qendër të diskutimit të tyre.

 

“ Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj. Përshkallëzimi i shkeljeve turke dhe autoritarizmit të Turqisë ishin në qendër të diskutimit tonë. Kishte një dënim të fortë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami. Edhe Turqisë i është kërkuar të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj. Unë fola gjatë Këshillit për ndikimin serioz të shkeljeve turke në sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor. Unë jam i kënaqur, sepse partnerët shprehen solidaritet me Greqinë dhe Qipron për veprimet e paligjshme turke në dëm të sovranitetit dhe të drejtave tona sovrane.

 

Me kërkesën tonë, ka pasur një konsensus të gjerë për një listë të masave të duhura të mëtejshme, siç janë sanksionet, që do t’i lejonin BE të përgjigjet në mënyrë efektive nëse Turqia do të vepronte me sjelljen e saj delikate. Ne u pajtuam që zoti Borel të shqyrtojë mënyrat për të zvogëluar tensionet me Turqinë, por në mënyrë rigoroze në bazë të Konkluzioneve të Këshillit. Në lidhje me Libinë, ka pasur raporte nga një numër vendesh, përfshirë Greqinë, për shkeljen e embargos nga Turqia, si dhe dënimin e incidentit që përfshinte anijen luftarake franceze. Ajo gjithashtu i bëri thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje dhe të ndalojë shkeljen e embargos së armëve në Libi”, deklaroi Dendias.

 

Ndërkohë mediat e huaja bëjne me dije se Qiproja, Greqia, Franca, Austria, Suedia, Luksemburgu dhe Sllovakia kanë kundërshtuan një bisedim euro-turk gjatë debatit.

 

Gjermania, Bullgaria dhe Rumania ishin në favor të dialogut, ndërsa Italia po bënte presion në atë drejtim pa pasur një qëndrim absolut. Gjithashtu u kërkua që Komisioni Evropian të përgatisë një dokument të opsioneve për masa të mëtejshme kundër Turqisë.

Burimi:bcnews.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...