Kthimi i kishës ‘Hagia Sophia’ në xhami shkakton reagime të shumta nga…

Të premten e 10 korrikut, në Turqi një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një ndër vendet kulturore me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami.

 

Ndërkohë lidhur me këtë çështje edhe vet Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan një besimtar i fesë myslimane, ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

 

Një vendim i tillë ka ngjallur shumë polemika dhe reagime të ashpra nga shumë emra të njohur ndërkombëtar, të cilët kanë kundërshtuar kthimin e kishës në xhami.

 

Papa Françesku ka komentuar ditën e sotme këtë vendim me një reagim të shkurtët ku u shpreh se mendonte për Sën Sofinë dhe se ndihej shumë i pikëlluar.

 

Gjithashtu për këtë ngjarje të fundit në Turqi, ka reaguar edhe nobelisti i famshëm turk, Orhan Pamuk i cili thotë se është i zemëruar me këtë vendim, dhe se shndërrimi i kishës në xhami tregon se turqit nuk janë më laikë.

 

Sa i përket kësaj ngjarje sot ka reaguar edhe Anastas Janullatos, nga Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, ku thotë se ky ndryshim është gabim dhe është një mëkat. Ndërsa shton se vaji i fesë nuk mund të përdoret për qëllime nacionaliste.

 

Pas këtyre komenteve kritike, ka reaguar edhe vet presidenti Erdogan pasditen e sotme,i cili shprehet se vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër.

 

“Është çështje jona e brendshme.”- ka thënë lideri turk.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...