Ajka feston 2-vjetorin, Besi dhe Xhensila i organizojnë festën madhështore

197

Para dy vitesh, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushja Ajka, e cila sot është bërë një fytyrë shumë e dashur për publikun shqiptar.

Sot Ajka dy vjetorin e lindjes dhe prindërit i kanë organizuar një festë madhështore, në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalëzit. Besi dhe Xhensila kanë krijuar për të voglën e tyre një ambient përrallor, me zbukurime të tilla si flutura, kërpudha, ora gjigande, xhuxhë e shumë të tjera.

Po ashtu ato porositur për Ajkën një bluzë të qendisur, në të cilën shkruhet: “Drit’ Dielli”. Në ditën e saj të veçantë, vogëlushja shihet e veshur me një fustan rozë princeshash dhe është kombinuar me të ëmën.