Si asnjëherë më parë, Rudina shfaqet në ekran me një pamje të re

Jemi mësuar ta shohim përditë në ekran, por shumë rrallë të dalë nga zona e saj e komfortit. Rudina Magjistarin e lidhim gjithmonë me imazhin e biondes me flokët të drejta e herë pas here me onde.

Ndryshimet në pamjen e saj janë diçka e rrallë, prandaj kur ndodhin nuk mund të mos shkaktojnë reagime.

Moderatorja e pasdites na la të gjithëve gojëhapur kur u shfaq në emision me flokë të kuqe, disa kohë më parë.

Duket se Rudinës i ka pëlqyer ky eksperiment me pamjen dhe vendosi ta bëjë sërish, por kësaj radhe i qëndroi besnike ngjyrës bionde. Sot, në pjesën e dytë të emisionit, ajo u shfaq me flokët kaçurrela.

Na thoni sa herë ju ka ndodhur ta shihni Rudinën me këtë pamje? Për ne është hera e parë. Vetë ajo e pranoi se kjo është diçka e rrallë në pamjen e saj dhe mendojmë se s’do e kemi shpesh shansin ta shohim përsëri kështu.

“Më pëlqen vetja! Jo për t’i mbajtur gjithmonë, sepse nuk është në natyrën time, por për të ndryshuar ndonjëherë”, -është shprehur Rudina, duke rrëfyer se sërish janë paruke, ashtu siç ishin edhe të kuqet.

Nuk e dimë për ju, por ne me këtë “look” të ri, Rudina na kujtoi paksa Antonella Clerici-n.

TE TJERA

spot_img