Ishulli piktoresk i Palawan në Filipine është cilësuar si ishulli më i mirë në botë.
Palawan u shpall ishulli më i mirë në botë për t’u vizituar nga lexuesit e Travel + Leisure, si pjesë e ‘World’s Awards Best 2020’.
Nuk është hera e parë që ishulli e ka marrë këtë kurorë, dhe me siguri nuk do të jetë as e fundit.
Lexuesit morën në konsideratë peizazhin, aktivitetet, plazhet, ushqimin, atraksionet dhe kështu Palawan u rendit në krye.
Gjatësia e tij shkon në 270 milje dhe vetëm 25 milje në pikën më të gjerë, aq i madh sa të përhumbesh brenda tij, por njëkohësisht mund ta shohësh pjesën më të madhe.
Ai është i mbushur plot me plazhe të mrekullueshëm, limane të izoluara dhe vendpushime luksoze, duke e bërë atë vendin e përsosur për një pushim relaksues.