“Unë kryeministër, Rama president”, Lulzim Basha tregon ofertën e bërë nga kryeministri për të hequr koalicionet…

178

Në një konferencë me gazetarët, lideri i opozitës Lulzim Basha ka bërë sot deklaratën shumë të fortë, teksa ka treguar ofertën që i ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama nga ndërmjetësit e tij.

Basha tha se Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të bëhet President i vendit.

Sipas Bashës në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”, tha Basha.