“Topalli është pjesë e PD”, numri 2 i PD-së Bardhi: Të përjashtuarit nuk do jenë në lista…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi për Çim Pekën në SYRI TV se PD ka lindur dhe do jetë parti e mendimit ndryshe.

 

Por i pyetur për rikthimin e atyre që vendosën të mos ndjekin rrugën e bojkotit dhe djegies së mandateve, Bardhi tha: “Të thyesh vendimet e organeve të partisë, sigurisht që do kesh penalitete sipas statusit të PD. Kur shumica merr vendim të caktuar, do të duhet t’i nënshtrohen mendimit të shumicës. Ndryshe do ishim në anarki”.

 

Sipas tij, djegia e mandateve ishte vendimi i duhur. I pyetur për rikthimin e Jozefina Topallit në PD, Bardhi tha

 

“Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”.

 

Bardhi tha se ai nuk ka kontaktuar me zonjën Topalli. Ai tha se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

 

“Çdokush që ka thyer vendimin, është përjashtuar nga PD me vendim,” tha ai.

Ai tha se numri i të përjashtuarve është shumë i vogël.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...