“Mirë me vjehrrën mirë me burrin”, PS zbulon vendimin …

Ka nisur konferenca e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, ku po shprehet qendrimi i socialistëve lidhur me ndryshimet Kushtetuese dhe miratimin e Reformës Zgjedhore. Rama i ka lënë vendin për të shprehur teknikalitetet Ballës, ku tha se marrëveshja e 5 Qershorit nuk do të preket.

Kjo zgjidhje e socialistëve duket si një vendim për ta mbajtur mirë me të dyja palët, si me opozitën brenda parlamentare dhe atë jashtëparlamentare. Mbetet e paqartë nëse listat e hapura do të zbatohen apo jo në zgjedhjet që parashikohen të mbahen vitin e ardhshëm.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Ne jemi dakord në parim me ndryshimet kushtetuese që janë propozuar nga ana e opozitës parlamentare, që pika kryesore mbetet ajo për listat e hapura. Ndërkohë sipas sondazheve ne na rezulton se shqiptarët nuk duan të shprehin qendrimin e tyre përmes votës vetëm për kryetarin, por edhe për emra të veçantë, ndaj ne kemi rënë dakord për ta mbështetur këtë nismë.

Me definicion partitë e mëdha janë kundër hapjes së listave, që mund të garantojë disa dimensione të rëndësishme siç janë garancitë e përfaqësimit të drejtë gjinor. Këtë që kemi arritur duhet të vazhdojmë që ta ruajmë.

Unë dua tiu them që procesi i ndryshimeve Kushtetuese dhe atyre në Kodin Zgjedhir ecin në vija të ndryshme, nuk do të preket konsensusi i arritur në datën 5 Qershor, dua tiua garantoj këtë se ato amandamente nuk do të preken.

https://youtu.be/WG6DFzUh6ak

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...