Ia kemi zili Arbanës: 5 arsye pse të gjitha duam një shoqe si Xhemi

Prej vitesh Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu ruajnë një shoqëri që të gjithë do ta kishin zili. Dy moderatoret i sheh gjithmonë bashkë, nuk i dëgjojmë kurrë të zihen dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer sikur të ishin motra. Prandaj ne vendosëm të sjellim 5 arsye pse të gjithë do donim të kishim një shoqe si Xhemi.

 

1.Xhemi është shoqja që hidhet në sulm për të të mbrojtur. Mjafton të kujtojmë rastin e fundit kur Evis Mula e sulmoi publikisht Arbanën duke u shprehur ajo kur mësoi se Evisi do të drejtonte “Top Fest”, u tmerrua. Pas kësaj deklarata Xhemi postoi një foto të saj me Arbanën dhe thumboi: “Evisi po të kërkonte”.

 

2.Xhemi nuk është shoqe për interes dhe nuk i mbetet hatri për “like e komente”. Këtë e vërteton një rast kur një komentues i vuri në dukje Xhemit se Arbana nuk i bën like fotove të saj. “Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot e tua pothuajse kurrë, pse kështu?”, shkruante komentuesi ndërsa Xhemi ia ktheu plot humor duke treguar se nuk merret me këto “vogëlsira”. “Të falet Naze se me syze je”, u përgjigj Xhemi.

 

3.Xhemi është shoqja që i pranon shakatë. Kujtojmë këtu rastin kur Arbana i postoi Xhemit një foto me maskë në fytyrë. “Një fytyrë e zakonshme, në një moment e Xhemi Shehut”, shkruante Arbana. Pas publikimit të kësaj fotoje mes vajzave nisën batutat dhe Xhemit nuk i mbeti aspak hatri.

 

4.Edhe Xhemi e Arbana zihen, por shoqet e vërteta nuk mbajnë mëri më shumë se 2 orë. “Edhe ne zihemi, por kurrë nuk mbajmë mëri. Maksimumi na zgjat dy orë”, ka thënë Xhemi. Madje nëse nuk takohemi ja ndjejmë shumë mungesën njëra-tjetrës”, ka treguar Xhemi.

 

5.Xhemi dhe Arbana janë një familje. Dy shoqet jo vetëm që kalojnë shpesh kohën në shtëpinë e njëra-tjetrës, por edhe djemtë e tyre janë shokë me njëri-tjetrin. E ku ka më bukur!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...