HYRJELAJMESHOWBIZFansat kapin detajin e çuditshëm në qafën e saj, moderatorja e njohur...

Fansat kapin detajin e çuditshëm në qafën e saj, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ shpërthen e revoltuar (FOTO)

Fotoja e fundit e moderatores Ori Nebijaj duket se ka ngjallur diskutime në rrjet, të cilat e kanë bërë dhe vetë atë të reagojë me anë të një postimi në ‘Instastory’.

“Po mirë o njerëz mendoni se unë nuk shoh? Qafa ime këtu ka bërë kanal se unë jam duke u përtypur e jo duke pozuar, e kjo bëri të më pëlqente fotoja dhe ta postoja. Nuk bën qafa rrudha vertikale, i bën horizontale, qetësohuni. Mua ca rrudha më pëlqejnë, ca të tjera jo”, – ka shkruar Nebijaj krah fotos të komentuar duke e afruar edhe më shumë pamjen.

Siç duket Ori ka zgjedhur si rrallëherë t’i përgjigjet komenteve të ndjekësve duke i sqaruar ata edhe më qartë. Kujtojmë se momentalisht moderatorja është duke u përgatitur për sezonin e ri të ‘Pushime On Top’, për të cilin ka treguar se ka zbuluar destinacione mjaft të veçanta.

TE TJERA

spot_img