Zi në familjen e ish-deputetit, i ndahet nëna nga jeta: Do të na mungojë prindi shembullor, e i sakrificave

231

Nëna e ish-deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi është ndarë nga jeta. Lajmin për humbjen e madhe në familjen e tij, e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti Gjunkshi.

Në njoftim Gjunkshi tregon se ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, ndërsa u ka kërkuar miqve të tij të mos jenë pjesë e saj, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

“Te dashur miq, te aferm, shoke, kolege! Krejt papritur u nda sot nga jeta nena jone e dashur Shpresa!

Nga sot do te na mungoje nena jone e shtrenjte, prindi shembullor, e sakrificave, e perkushtimit, fjalepake e pune shume. Do te na mungoje nena qe diti te ece me guxim ne rrugen e veshtire te jetes dhe la vetem miresi kudo ku i shkeli kemba.

Me trishtim dhe dhimbje te thelle ne shpirt e percjellim ne banesen e fundit ne oren 11.00 Date 08 Korrik 2020 ne Tufine. Per kushtet ku jemi te gjithe jeni te mirekuptuar qe te respektohet me pranine tuaj shpirterore. Zoti e bekofte dhe e pranofte ne Parajse!”, shkruan Gjunkshi.

Lexo edhe:   Babë e bijë Shqiptarë bllokohen në majën më të lartë