Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 8 Korrik 2020

Dashi

Mundohuni që të zgjidhni problemet në çift dhe hiqni dorë nga kokëfortësia. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë, por nismat më të rëndësishme, mund të nisin që nga shtatori.

Demi

 

Duhet të qëndroni sa më larg atyre njerëzve që nuk dinë se çfarë duan, pasi ju keni nevojë për qartësi. Në dashuri ju presin ditë pozitive, të dobishme për të folur me zemër të hapur. Mundohuni që të shmangni problemet ligjore gjatë këtyre ditëve, pasi Saturnin e keni kundër.

Binjakët

 

Mundohuni që ta shfrytëzoni mëngjesin e kësaj dite për t’ia kushtuar ndjenjave, pasi gjatë pasdites mund të ketë nervozizëm. Në punë, duhet të reflektoni mirë, lidhur me një propozim.

Gaforrja

 

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive, megjithëse nëse do ju duhet të thoni diçka të rëndësishme në dashuri, më mirë shtyjeni për një moment tjetër. Takimet janë mjaft të favorizuara. Në punë, do të keni një intuitë të mirë dhe mund të bëni zgjedhjet e duhura.

Luani

 

Do të përballeni me momente nervozizmi, ndaj mundohuni që të shmangni debatet për motive të kota. Në punë, mund të keni kontraste me bashkëpunëtorët.

Virgjëresha

 

Kjo ditë paraqitet e rënduar për raportin në çift, për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Do të jeni disi nervoz, ndaj mundohuni që të shmangni debatet dhe të shtyni sqarimet për ditët në vijim. Në punë, mund të ketë vonesa.

Peshorja

 

Do të ndiheni tejet nervoz gjatë kësaj dite, dhe kjo gjë do të reflektohet në dashuri. Mundohuni që të rrini sa më të qetë, pasi një person i shenjës së luanit do ju ndihmojë në këtë drejtim. Në punë, Mërkuri pengon nismat tuaja, ndaj bëni durim.

Akrepi

 

Në dashuri dita do të jetë disi nën ritmin e duhur, por me kalimin e ditëve situata do të ndryshojë. Duhet të mundoheni që të kapërceni disa tensione. Sa i takon punës, Mërkuri do ju ndihmojë që të kaloni disa pengesa. Keni nevojë për shumë energji, por në fund do të arrini që ti zgjidhni problemet.

Shigjetari

 

Takimet e reja janë mjaft të favorshme, por mos mendoni për lidhje serioze, shkruan noa.al. Në punë, do të ketë një rifitim vëmendje dhe parash. Investimet janë mjaft të favorizuara.

Bricjapi

 

Mërkuri do të ketë ndikim të kundërt dhe mund të krijojë ndonjë problem në çift, sidomos nëse jeni në kërkim të më shumë sigurive. Në punë, do të shfaqen më shumë mundësi nëse doni ndryshim.

Ujori

 

Kjo është një periudhë e bukur, sa i takon dashurisë, ku do të ndiheni më të fortë dhe plotë me energji. Edhe në punë, situata do të përmirësohet dhe do të lindin mundësi të mira.

Peshqit

 

Në dashuri gjërat do të ecin shumë mirë, me një person të shenjës së akrepit. Ndërkohë probleme mund të ketë me dikë të shenjës së virgjëreshës. Në muajin gusht, yjet do të jenë shumë të favorshme, sa i takon ndjenjave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...