“Dua t’ua njoftoj vdekjen time të gjithë miqve”, letra prekëse e Ennio Morricones

Pas ndarjes nga jeta të kompozitorit italian me famë botërore, Ennio Morricone, i njohur botërisht si “Mjeshtri”, familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes.

 

Letra:”Unë, Ennio Morricone kam vdekur! Kështu dua t’ua njoftoj vdekjen time të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg të cilët i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur që t’i përmend të gjithë! Por, një përshëndetje e veçantë është për Pepuccio-n dhe Roberta-n, miqtë e mi, shumë të pranishëm gjatë viteve të fundit të jetës sonë.

 

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’ju përshëndes të gjithëve si në këtë letër dhe të bëj një funeral tërësisht privat: Nuk dua t’ju shqetësoj! Një përshëndetje e përzemërt për Ines, Laura-n, Sara-n, Enzo-n dhe Norbert-in, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj motrat e mia Adriana-n, Maria-n, Franca-n dhe të dashurit e tyre dhe t’u them se i dua shumë.

 

Një përshëndetje e madhe dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco-n, Alessandra-n, Andrea-n, Giovanni-n, nusen e djalit Monica-n dhe nipërit e mbesat e mia Fransesca-n, Valentina-n, Francesco-n dhe Luca-n. Shpresoj që ata ta dinë sa shumë i kam dashur! E fundit (por jo nga rëndësia), Maria. Po e ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku të cilën më vjen keq ta braktis. Asaj lamtumirën më të dhimbshme.”

 

Ennio dhe Maria u martuan më 13 tetor 1956, por njiheshin që prej vitit 1950. Maria shkroi tekste për të plotësuar krijimete Morricone-s. ata patën tre djem dhe një vajzë: Marco, Alessandra, Andrea, dirigjent dhe kompozitor dhe Giovanni-n, kineast që jeton në Neë York.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...