Fat në dashuri dhe plane/ Si do jetë java që po “troket” për 2 shenja të Horoskopit

187

Astrologët parashikojnë një javë të mbarë për shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë duke filluar nga data 6 deri më 12 korrik.

Binjakët

Planeti Venus do të vazhdojë të qëndrojë në shenjën e Binjakëve dhe për këtë muaj, duke bërë kësisoj që të keni fat në dashuri. Lidhja juaj sa vjen e bëhet më e fortë dhe shumë shpejt do të bëni plane së bashku me partnerin. Edhe në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira, sidomos gjatë tri ditëve të para të javës, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj.

Ujori

Java do të fillojë bukur me Hënën në shenjën tuaj gjatë tri ditëve të para të saj. Do të ndiheni energjikë, sepse dhe Marsi do t’ju favorizojë. Tani do të keni mundësinë që të rifitoni kohën e humbur. Edhe në sferën e ndjenjave pritet që të merrni lajme të mira. Venusi do ta mbrojë dhe do ta bëjë më të fortë lidhjen tuaj. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë shumë romantike./noa.al/