Shqiptarët e Kosovë shpëtojnë turizmin tonë, radhë të gjata në Morinë, ja çfarë thonë(Video)

Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë fluks në pikën kufitare në Morinë. Të shumta kanë qenë automjetet që janë futur në këtë pike nga orët e para të mëngjesit deri në momentet që flasim.

 

Nga ora 05:00 deri tani rreth 40 autobuzë janë futur nga kjo pikë kufitare, sipas shoferëve të gjithë janë nisur në zonat bregdetare si Velipoja -Shëngjin -Durrës -Vlorë dhe Sarandë.

 

Policia kufitare po punon me të gjitha kapacitet e mundshme për të mos krijuar rradhë të gjata për udhëtarët. Kjo është fundjava e disatë kur shqiptarët e Kosovës krijojnë radhë në kufi, për të mbërritur në bregdetin shqiptar, e duke iu dhënë një ndihmë të madhe bizneseve në rimëkëmbjen pas pandemisë.

 

“Është viti i dhjetë radhazi që shkojmë në Dhërmi, nuk kemi frikë nga virusi, por kujdes po, kemi qenë shumë të stresuar dhe kemi nevojë të relaksohemi nga kjo situatë”, shprehet një prej qytetarëve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...