“Ditëlindja ime do të jetë në derën e spitalit”, Rudina Dembacaj prek me postimin

198

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen e saj të 33-të, që duket se vjen në një moment delikat për shëndetin e babait të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale Dembacaj shkruan se ditëlindjen do ta kalojë në derën e spitalit, duke i treguar të atit se e do shumë, dhe se është i vetmi person që ka ardhuruar gjithmonë.

 

”Ditelindja ime sot, do jete tek dera e spitalit, duke te te thene “Te dua Ba” je i vetmi njeri qe kam adhuruar gjithmone! Te dua shume!”, shkruan aktorja në një postim në Instagram. Kohëve të fundit ajo ka ndarë disa foto të të atit, ku duket se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, ccka ka bërë që të reflektohet dhe në dedikimet e vetë aktores së humorit.

 

Po ashtu ajo ka bërë së fundi dhe një tatuazh, në pjesën e shpatullës, që ia ka dedikuar pikërisht babait të saj. E megjithë momentin e vështirë nuk kanë munguar urimet e shumta të ndjekësve në drejtim të aktores, të cilave iu bashkohemi edhe ne.