‘Edi Rama, njeriu që këmbëngul në “gjunjëzimin” e Shkodrës!’

Nje tjetër drejtori, do të kthehet rajonale dhe do të vendoset në Lezhë

Bëhet fjalë për Drejtorinë e SHISH- (Sherbimit Informativ i Shtetit)

Ish Kryetaria e Qarkut Shkoder, Greta Bardeli, përmes një postimi në “Facebook” shprehet: “Është koha që shkodranët të zgjohen dhe ta fitojnë betejën me njeriun i cili shfrytëzon pushtetin për të luftuar me çdo mjet një qytet”

Postimi i plote

Objektivi i qartë i Edi Ramës është kthimi i Shkodrës nga kryqendër e veriut në një qytet periferik dhe të harruar.

Kjo nuk është një retorikë politike por një argument i pakontestueshëm i mbështetur në fakte.

Një tjetër Drejtori Rajonale është planifikuar të zhvendoset nga Shkodra në Lezhë, konkretisht Drejtoria e SHISH –Shërbimi Informativ i Shtetit.

Për kujtesë, që nga viti 2013 e deri më sot nuk ka ndalur “hemoragjia” e zhvendosjes së drejtorive Rajonale nga Shkodra në Lezhë ,Rrëshen , Burrel etj. Kujtoj këtu Arkivin e Shtetit, Bordi i Kullimit, Agjensinë e Bregdetit, Drejtorinë Rajonale të Mjedisit , Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe saga e shtegëtimit vazhdon …

Këto “ristrukturime” asnjëherë nuk shoqërohen me argumente siç mund të jenë pozita gjeografike, potenciali njerëzor, numri i popullsisë etj, pasi asnjë llogari nuk mund të dal në favor të tyre, por të gjitha bëhen për tekat e një individi i cili urren një qytet!

E frikshme është heshtja e deputetëve të majtë shkodran të cilët shohin “teatrin” që po luhet me Shkodrën si spektator kurioz dhe memec.
Është koha që shkodranët të zgjohen dhe ta fitojnë betejën me njeriun i cili shfrytëzon pushtetin për të luftuar me çdo mjet një qytet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...