Jetojnë në kasollen e bagëtive, 3 jetimet në mëshirë të fatit pas humbjes së babait

Prej 5 muajsh Fjorela, Suela, Amelja nuk thërrasin dot më “babi”. Prej 5 muajsh jeta e tyre është shkatërruar. Ndërsa Idvana e rrënuar në shpirt ndjehet e humbur dhe e pashpresë.

 

“Nuk e dinte që vuante nga tumori në kokë dhe asnjëherë nuk ishte kuruar për atë lloj sëmundje, edhe pse kishte afro 11 vite që e kishte prekur. Kur jetonim aty te bodrumi kam vuajtur shumë me fëmijët, sepse kishte lagështirë. Ftoheshin direkt, sa çoja njërën, ftoheshin dy të tjerat.”

 

Por, ajo që erdhi më pas është edhe më e tmerrshme. Pasi jetuan për afro 15 vite në bodrum, tashmë ato janë të detyruara të qëndrojnë në kushte mizore, në një kasolle ku më parë kanë qëndruar bagëti. Me një ndihmë ekonomike vetëm prej 35 mijë lekësh, mundësia e vetme për të siguruar një vakt është të mbledhin lule.

 

“Kjo ka qenë kasolle lopësh, e ka pasur vjehrri. Nuk kisha ku të shkoja, nuk dilja dot në rrugë me tre vajzat. Sigurimet shoqërore 35 mijë lekë më nxorrën. Ku të shkoja unë me aq lekë?!”

 

Veç dhimbjes që po i mbyt, kushtet mizore në të cilat po rriten janë duke i rrezikuar më tepër shëndetin.

“Kushtet këtu janë shumë të këqija, shiu i gjithi futet brenda. Kemi frikë nga gjarpërinjtë, minjtë sepse gjithandej është me vryma. Natën mund të hynë pula, ose macet.

 

Motrën e vogël kur flemë e vendosim në mes, sepse ka shumë frikë. Mami është munduar të vendosë sado pak plastmas, por nuk kemi mundësi ta plotësojmë të gjithën. Nuk është mirë, por me këto kushte që jemi ne, nuk kemi çfarë të bëjmë.”

 

 

Fati ka qenë tragjik për 3 vajzat jetime, por ne mund t’i ndihmojmë. Ndaj është e domosdoshme ndihma e gjithësecilit prej jush.

Bamirësia nuk të varfëron!

 

fundjavendryshe.org/donate

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...