Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Korrik

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

 

Nëse në dashuri duhet të sqaroni diçka, bëjeni gjatë kësaj dite. Hëna do të ketë ndikim pozitiv. Në punë, janë mjaft të favorizuara kontaktet dhe ndryshimet. Nuk përjashtohen momentet e tensionit.

Demi

 

Nëse është dikush që ju intereson, prisni fundjavën për tu afruar me të. Ndërsa nëse jeni çift dhe doni të bëni një propozim për martesë, mos humbni kohë. Në punë nëse ka gjëra në zhvillim, gjeni një zgjidhje.

Binjakët

 

Emocionet gjatë kësaj të enjteje do të jenë të forta, ndaj mundohuni që të mos i ndaloni. Në punë mundohuni që të shmangni debatet. Me gjasë do t’iu duhet që të merrni një vendim.

Gaforrja

 

Yjet favorizojnë dashurinë dhe historitë e reja për ata që janë vetëm. Ata që janë çift, do të kenë mundësi që të mendojnë për projekte të rëndësishme, si një fëmijë apo bashkëjetesë. Në punë, do të ketë mundësi për të marrë diçka më shumë.

Luani

 

Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim mjaft të favorshëm dhe kjo gjë do të ndihmojë dashurinë. Dita paraqitet tejet pozitive, veç mundohuni që të mos e shkarkoni tensionin në raportin ne çift. Nëse ju duhet të përballeni me testime, këto janë ditë të favorshme.

Virgjëresha

 

Kjo nuk është periudha ideale për të debatuar në dashuri, edhe pse në raport me javët e kaluara situata paraqitet më mirë. Në punë, do të jeni disi nervoz.

Peshorja

 

Mundohuni që të organizoni një dalje në mbrëmje, pasi mund të lindë diçka shumë interesante dhe intriguese. Nëse jeni çift, duhet të shmangni debatet e kota. Sa i takon punës, do ju duhet të merreni me diçka nga e kaluara.

Akrepi

 

E enjtja do të jetë mjaft pozitive për takimet, ku do të jeni plotë energji dhe optimizëm. Edhe në punë, duhet të përfitoni, për të nisur një fazë të mirë rikuperimi.

Shigjetari

 

Në dashuri situata paraqitet mjaft mirë, në sajë të ndikimit tranzit të Hënës, por kujdes ndaj tradhtive, shkruan noa.al. Në punë, propozimet tuaja do të shihen mirë dhe do ju të jeni më optimist lidhur me të ardhmen.

Bricjapi

 

Duhet të merrni disa vendime dhe të bëni disa zgjedhje që kanë të bëjnë me ndjenjat, pasi ka disa çështje pezull. Në punë, mund të jeni të pavendosur, ndaj duhet të kuptoni mirë se çfarë do të bëni.

Ujori

 

Ndjenjat janë mjaft të rëndësishme në këtë periudhë. Takimet janë mjaft të favorshme, ku ata që janë të përfshirë në një lidhje, do jepen më intensivisht. Në punë do të ketë më shumë pasion, ku do të keni mundësi të realizoni gjërat e lëna pas dore. Gjithsesi do të vijojë të ketë disa probleme ekonomike.

Peshqit

 

Në dashuri do të jeni më të fortë në këtë moment. Dhe nëse raporti në çift prishet, do të jeni ju që do e merrni një vendim të tillë. Në punë, duhet të vlerësoni mirë propozimet. Nëse keni

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...