BE nuk hap kufijtë më 1 korrik/ Enkel Demi: Cakaj duhet të çojë ‘by***n’ dhe të ikë në Bruksel për hapjen e Shqipërisë

Lidhur me vendimin zyrtar të Këshillit të BE-së, ku Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve për të cilat hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut, ka reguar gazetari Enkel Demi.

 

Në ABC-në e mëngjesit, gazetari Enkel Demi i drejtohet Gent Cakaj, se ky vendim erdhi për shkak të neglizhencë së tij si ministër i Jashtëm.

 

I revoltuar me ministri e Jashtëm, Demi shprehet se ky “idjot” duhet të iki të sqarojë Brukselin, nuk ka punë tjetër për të bërë në Shqipëri dhe as të takoj Grenellin, për shkak të shifrave të epidemisë që vendi ynë ka.

 

“Kam filluar të bëj këto ditë telefonata, kam filluar të marrë në telefon Ambasadat sepse po kërkoj mënyra për të dal nga Shqipria. Kjo jo për pushime, por kam nevojë personale për të dal. Po marrë amabsadat në telefon dhe më duket sikur po kërkojë të marrë vizë edhe njëherë si dikur.

Kjo është fyese kur duhet të kërkosh për një nevojë tënde personale që po kontakojë ambasadën. Si burokratët e Tiranës dhe si burokratët e Brukselit janë pyk në diell. Habitem se si Cakaj e ka kaluar gjithë këtë periudhë pa shkuar njëherë në Bruksel, duhet të rrinte atje duhet të flinte atje. Nëse kemi ndonjë shans për të rritur ekonominë është të kemi turista. Turista nuk ka, kufirin na i mbyllën, Cakaj sheh qiellin dhe tavanin.

Të paktën në këto 2-3 muajt e verës, Cakaj duhet të punonte që të mbante strukturat hapur se nuk flet njeri për fitim. Në momentin që BE të mbyll hyrjen dhe të fut në listën e zezë, ktu falimenti është e një pjesë shumë të rëndësishme të ekonomisë, duke filluar nga pronarë hotelesh, operator turistikë, kamarjer, banakier, pastrues, qiradhënës e më shumë se kaq. E gjitha kjo është një tragjedi.

Çfarë duhet të bëjmë, sot ai çuni vogël që sot është ministër i Jashtëm duhet ta ngrej bythën dhe duhet të shkojë në Bruksel dhe nuk duhet ta lëvizi bythën që atje, ky është i gjithë problemi. Revoltën e kam me këtë idjot, sepse këtë ka për detyrë duhet të iki dhe t’i sqaroj njerëzit. Duhet të iki të sqarojë Brukselin, nuk ka punë tjetër për të bërë në Shqipëri, as të takoj Grenellin. Është një kalama që e kanë vendosur në atë post dhe duhet të iki në Bruksel.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...