“Nuk duhet të hash as mish lepuri, për hir të bebes”, mesazhi që i tërhoqi vëmendjen Arbana Osmanit (FOTO)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale, sidoemos me recetat e gatimit, dhe madje kohët e fundit ka zgjedhur që ato t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

 

Gjatë ditës së sotme Arbana ka publikuar një video teksa ishte duke gatuar mish lepuri me patate në furrë, ndërkohë që nuk ka munguar as një mesazh i një ndjekëse të saj, që i rekomandonte që të mos e konsumonte.

 

Sipas ndjekëses, ngrënia e mishit të lepurit gjatë periudhës së shtatzënisë, bën që fëmija kur lind, fle me sy hapur.

 

Arbana ka zgjedhur që të japë një sqarim për këtë temë, duke thënë se shumë prej ushqimeve që poston nuk janë për të, por për familjen, ndërsa shton se nuk ka dashur që të publikojë ato që ha vetë.

 

“Duke iu falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesen, më duhet të them se jo çdo që gjë gatuaj e konsumoj unë. Shpeshhere (Sidomos tani) gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë, të cilët nuk do i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose nuk më pëlqejnë.”

 

“Më besoni që do isha e mërzitshme nëse do të publikoja vetëm gatimet e mia ”të shëndetshme” dhe kalorike, që po ha në këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat sa i takon ushqimir. Besoj se çdo nënën e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për atë që do të sjellë në jetë, ju dua të gjithëve”, përfundon Arbana.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...