Kap peshkun gjigant prej 22 kg, burri zbulon pse nuk do ta hajë!

Një peshkatar nga Australia ka kapur një peshk të llojit “Perandori i kuq”, i cili peshonte 22 kilogramë dhe ishte 104 centimetra i gjatë.

Pas një “lufte” gati 20-minutëshe me peshkun, ai arriti ta ngjiste në kuvertën e varkës peshkun gjigant.

Ai u shpreh se: “Kam peshkuar në këto ujëra për 30 vite dhe më i madhi që kam kapur para këtij ka qenë një peshk 19 kilogramë.
Nuk dua ta konsumoj këtë peshk dhe po planifikoj që t’ua dhuroj shkencëtarëve në mënyrë që të zbulojnë se si ka jetuar për kaq gjatë”,

Ai tha se shkencëtarët mund të zbulojnë moshën e peshkut duke hequr një kockë në kafkën e tij dhe duke numëruar unazat e kalcifikuara brenda.

Peshkatari tha që nuk donte që peshqit e mëdhenj të humbnin dhe shpresonte që studimi të mund të ndihmonte për të zbuluar më shumë rreth specieve të “perandorit të kuq”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...