Gjashtë kosovarë shpëtohen nga Forcat Ajrore dhe dërgohen në Theth, ishin bllokuar prej orësh në Jezercë…

Gjashtë kosovarë të cilët ishin bllokuar prej disa orësh në malin e Jezercës janë shpëtuar nga Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Një helikopter arriti të shpëtojë 6 shqiptarët nga Kosova në një operacion ajror që filloi në orën 19:00. Ata janë dërguar në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROTJES

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth. Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...