E keni pasur në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe nuk e dinit që kuron kaq shumë gjëra? Ja për çfarë bëhet fjalë

Mund të cuditeni që gjatë gjithë kohës e keni pasur përreth dhe nuk keni ditur se sa shumë përdorime ka. Bëhet fjalë për rozmarinën, e cila njihet si bimë mjekësore që nga kohërat e lashta. Hulumtimet e fundit zbuluan se ajo është një antioksidant i fortë që parandalon plakjen.

Rozmarina përmban flavonoide që nxisin qarkullimin, forcojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë rrjedhjen e tij në të gjitha indet. Kjo bimë gjithashtu përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe përqendrimin, kundër dhimbjeve të kokës dhe inkurajimin e rritjes së flokëve.

Ekstrakti i rozmarisë ka efekt qetësues në sistemin e tretjes dhe rekomandohet për vështirësitë në tretje, dhimbjet në stomak dhe kapsllëkun.

Rozmari ka gjithashtu efekt antibakterial dhe mund të përdoret për të trajtuar bronkitin, infeksionet e veshit, hundës dhe fytit, relaksimin e muskujve dhe dhimbjet menstruale.

Gjethet e saja janë ideale për të përgatitur caj.

Ja hapat që duhet të ndiqni:
Gjethet e freskëta ose të thata hidhini në një gotë me ujë të nxehtë dhe lejini të qëndrojnë për 15 minuta sa të përthithin ekstraktin.
Rekomandohet të pini dy gota në ditë, por jo para mbrëmjes sepse ju mban zgjuar!

Përgatisni verën me rozmari, për qarkullimin e gjakut

Pak gjethe apo lule të rozmarisë duhet për t’ja shtuar verës së bardhë dhe për të realizuar pijen që nxit qarkullimin e gjakut. Lejini të qëndrojnë për 6 ditë dhe më pas pini esëll nga një filxhan në mëngjes.

Kujdes! Gratë shtatzëna dhe nënat me gji, mund ta përdorin rozmarinën në sasi minimale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...