“Burri prokuror i gjyqtares kërkoi të zhvaste para nga klienti im…”, avokati shkodran Guri flet për ndalimin e páligjshëm

Avokati shkodran Dedë Guri àkúzòn Erjon Shehajn, bashkëshortin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, se e ndaloi padrejtësisht, pa asnjë fakt, me qëllim që t’i merrte para njërit prej klientëve të tij.

Guri shprehet se përmes shàntázhit dhe veprimeve të páligjshme, prokurori i Lezhës, Erjon Shehaj, kërkoi të kishte lidhje të drejtpërdrejta me klientin e tij për t’i zhvatur para.

Avokati Dedë Guri është lënë i lirë një ditë më pas, pa asnjë hètim apo arsye mbi motivin e ndalimit. Sipas Gurit, ky ndalim i páligjshëm është bërë vetëm për interesa personale të prokurorit Shehaj. Mbrojtësi ligjor deklaron se Shehaj kreu një tjetër shkélje, pasi duke qenë se vëllai i klientit të tij hetohej nga të njëjtit prokurorë, nuk mund të kryenin hetime edhe mbi vetë avokatin.

Në këto kushte avokati Dedë Guri kallëzoi prokurorin Erjon Shehaj për “Shpërdorim detyre” në Prokurorinë e Kurbinit, por kjo e fundit e ka pushuar çështjen me argumentin se nuk kishte vepër pènale. Avokati thotë se nuk u krye asnjë hetim ndaj iu drejtua gjykatës duke kërkuar riçeljen e hetimit. Tre ditë para vendimit, mbrojtësi ligjor kapi mat në një kafene dy gjyqtaret, Enerjeta Shehaj dhe gjyqtaren e çështjes.

Dy çështjet janë në gjykatën e lartë, ndërsa avokati shprehet se pret një vendim të formës së prerë qoftë nga Strasburgu, për fýerjen publike të bërë ndaj tij, vetëm për interesa personale. /BW/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...