”S‘ je vajza ime ti”, këngëtarja e njohur zbulon se si babai i kërkoi të bëjë testin e ADN-së

200

Këngëtarja e njohur italiane Sabrina Salerno ka zbuluar një detaj shumë privat nga jeta e saj personale.

 

Ajo ka folur për marrëdhënien e saj me babain duke u shprehur se i ati kurrë nuk e pranoi si vajzën e tij.

 

Sabrina tha se kërkoi të bëhej testi i ADN-së për të vërtetuar se ishte vajza e tij, edhe pse ngjanin shumë.

 

Këngëtarja rrëfeu se i ati mendoi se ardhja e saj në jetë ishte thjesht një incident.

 

“Babai im nuk më pranoi kurrë, për të isha vetëm një incident. Ai më refuzoi shpesh herë. Njerëz të tillë të shkatërrojnë jetën. Bëra testin e ADN-së, sepse ai vazhdonte të thoshte që unë nuk isha vajza e tij. Edhe pse unë isha një fotokopje e tij,”– tregoi Salerno.

Këngëtarja foli për marrëdhënien me babain e saj në programin italian “Io e te”.

 

“Kur një baba të injoron i shkatërron jetën fëmijës. Ai më injoroi në moshën 10, 20, 30, 40 dhe 45 vjeçare. Më tha që unë të bëra ty, por që nuk isha asgjë për të. Nuk po flasim për një njeri të varfër por për një person të famshëm në rrethin e tij shoqëror, me nivel, me një rol të madh si edhe shumë i pasur,”- tha ajo.

 

Kohët e fundit Sabrina e kishte përmirësuar marrëdhënien me të atit falë këmbënguljes së saj por ai u nda nga jeta.

 

“Ndoqa instinktin tim. Më 15 mars e telefonova dhe i thashë dua të flas me ty. Fillimisht kundërshtoi por më pas pranoi. U takuam dhe biseduam. Më kërkoi falje dhe takova familjen e tij. Në nisëm një marrëdhënie baba e bijë por që zgjati vetëm tre muaj pasi vd iq papritmas nga një atak kardiak,”- u shpreh këngëtarja.