Renato Mekolli zbulon prapaskenat e xhirimeve të “Hell’s Kitchen”, të gjithë qeshën me atë çfarë i është dashur të bëjë

155

Vetëm pak ditë më parë, Renato Mekolli njoftoi sezonin e ri të ‘Hell’s Kitchen 3’ duke pohuar se do të ishte një edicion mjaft i fuqishëm.

 

Renato ka publikuar edhe promon e emisionit, duke shtuar se djalli po kthehet. Por si kanë shkuar xhirimet e promos? Renato ka vendosur të zbulojë disa nga ‘sakrificat’ që i është dashur të bëjë për të sjellë një super video.

 

“Jo 1, jo 2, jo 3, por plot 9 vezë piva për të xhiruar zërin dhe qimen”, shkruan Renato. Të gjithë ndjekësit kanë filluar menjëherë të qeshin, duke pohuar se mezi po e presin këtë edicion të ri.