Ku duhet ta kërkoni lumturinë? Nëse mendoni se lumturia qëndron tek martesa, e keni gabim

Udhëtimi ju jep një ndjesi lumturie menjëherë. Për të marrë rezultatet e duhura, studiuesit intervistuan 17,000 njerëz që vinin nga 17 vende të ndryshme të botës në mënyrë që ata të mund të merrnin opinione të larmishme ndaj udhëtimeve.

 

Të anketuarit konfirmuan që shumë pak gjëra mund të zëvendësojnë vajtjen në pushime kur bëhet fjalë për lumturinë. Për shembull, 77% e njerëzve thanë që ata rezervojnë pushime kur duan të rregullojnë menjëherë humorin e tyre. Udhëtimi mund të sjellë më shumë lumturi sesa disa ngjarje të tjera të rëndësishme të jetës.

 

Pjesa më intriguese e këtij studimi është se njerëzit pretenduan se vlerësonin udhëtimin më shumë sesa ngjarjet e tyre të rëndësishme dhe madje edhe të lumtura në jetën e tyre. 49% e të anketuarve thanë që ata ndiejnë një nivel më të madh të lumturisë kur ata planifikojnë dhe shkojnë me pushime sesa në ditën e dasmës së tyre! Pothuajse gjysma e personave të intervistuar thanë që të shkosh në një takim me partnerin nuk i ngre ata lart emocionalisht aq sa udhëtimi. 45% pohuan se të fejuarit nuk u dhanë atyre aq nxitje emocionale, siç bëri udhëtimi

 

Madje as blerja e gjërave nuk mund t’ju ofrojë kaq shumë gëzim.

Studimet tregojnë gjithashtu se njerëzit vlerësojnë marrjen e përvojave të reja më shumë sesa të kenë shumë gjëra materiale. 70% e të anketuarve thanë që vajtja me pushime u jep atyre kënaqësi që zgjasin më shumë sesa lumturia që ata marrin nga blerja e gjërave nëpër markete. Duket sikur njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë rehatinë e tyre për hir të përvojave të reja të udhëtimit. Për shembull, 56% e të anketuarve më mirë do të shkonin me pushime sesa të blinin rroba ose gjëra të reja dhe 48% e tyre janë të gatshëm të shtyjnë rinovimet e shtëpisë për të vizituar vendet e reja. Planifikimi i pushimeve përmirëson mirëqenien tonë emocionale.

 

6 nga 10 të anketuarit ndiejnë emocion pozitiv kur kërkojnë një hotel dhe imagjinojnë udhëtimet e tyre në të ardhmen. Sidoqoftë, asgjë nuk mund të zëvendësojë blerjet: më shumë se gjysma e të anketuarve pohuan se blerja e rrobave për pushime ishte një nga gjërat që u ngrinte më shumë humorin!

 

Po ju, jeni dakord me këtë studim? Ndodh njësoj edhe me ju? Ndani tregimet tuaja në komente!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...